Tuesday, March 17, 2026
spot_img
HomeLajmeDy persona arrestohen në Vushtrri, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin...

Dy persona arrestohen në Vushtrri, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën dy persona nën dyshimin se më 27 shkurt të këtij viti kanë hedhur një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri.

Të dyshuarit, të moshave 24 dhe 25-vjeçare, dyshohen për veprat penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ata janë ndaluar për 48 orë.

“Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeç, me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT