Dy persona janë arrestuar nga autoritetet në Mitrovicë, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit me iniciale Q.H. dhe R.H. dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, armë si dhe para të gatshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit


