E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportDy ndeshjet e Superligës nisen me nga 1 minutë heshtje për Erjon...

Dy ndeshjet e Superligës nisen me nga 1 minutë heshtje për Erjon Morinën

Këtë të shtunë po luhen dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të cilat nisën nga ora 13:00.

Në dy ndeshjet, Ballkani – Llapi dhe Malisheva – Suhareka, përpara fillimit të takimeve u mbajt 1 minutë heshtje në kujtim për ish-futbollistin  e Vushtrrisë, Erjon Morina.

Morina vdiq dy ditë më parë, pasi kishte pësuar një sulm gjatë stërvitjeve, ndërsa dje i është dhënë lamtumira e fundit, njofton Klankosova.tv.

Morina karrierën e nisi te Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa e Pejës, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT