E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDy mijë trupa të gardës në shtypje të kaosit, guvernatori i Californias...

Dy mijë trupa të gardës në shtypje të kaosit, guvernatori i Californias e quan ‘’provokim’’ vendimin e Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 2,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare në Qarkun e Los Anxhlos për të shtypur protestat kundër aksioneve të koordinuara të ndalimit të emigrantëve, duke anashkaluar autoritetin e guvernatorit të Kalifornisë.

Ky zhvillim i jashtëzakonshëm ndodhi dje, në ditën e dytë të protestave, mes përleshjeve midis forcave të rendit dhe demonstruesve në qytet.

Departamenti i Policisë së Los Angeles tha se protestat e së shtunës ishin paqësore dhe “dita përfundoi pa incidente”.

Megjithatë, në dy qytetet në jug të Los Angeles, Compton dhe Paramount, shpërthyen beteja rrugore mes protestuesve dhe policisë, e cila përdori gaz lotësjellës dhe granata shokimi për të shpërndarë turmat.

Autoritetet lokale nuk kërkuan ndihmën federale.

Përkundrazi, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti vendimin e Trump për të dërguar trupat e Gardës Kombëtare “provokues me qëllim”.

Ai akuzoi administratën Trump për dërgimin e trupave “jo sepse ka mungesë të forcave të rendit, por sepse dëshirojnë një spektakël”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT