Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj fitores së Kosovës ndaj Suedisë, vetëm dy ditë pasi që Shqipëria mposhti Serbinë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar “Dy krena, dy fitore, një shqipe”, duke e ilustruar me një foto me shqiponjë, dy flajmujt dhe topin.
Kosova në futboll ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha deri më tani, ku ka fituar në Goteborg, 1-0 ndaj Suedisë.
Me këtë fitore “Dardanët” kanë bërë hap shumë të rëndësishëm në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në anën tjetër edhe Shqipëria ka bërë hap të madh, duke e mposhtur rivalin direkt Serbinë në Leskoc me rezultat 1-0. /Telegrafi/