Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante, ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve të Kosovës nga Shqipëria. Ekstradimi u krye përmes pikës kufitare Vërmicë, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vepra të ndryshme penale, përfshirë “Grabitje“ dhe “Vjedhje grabitqare“.
Të dyshuarit pas ekstradimit të tyre janë dërguar në njësitet përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
“Policia e Kosovës do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.“, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!