E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeDy kompani të autobusëve në Ferizaj gjobiten me nga 500 euro

Dy kompani të autobusëve në Ferizaj gjobiten me nga 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Policia atje njofton se më 5 gusht në këtë qytet gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin certifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.

“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani”, thonë nga policia e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

The post Dy kompani të autobusëve në Ferizaj gjobiten me nga 500 euro appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT