Dy javë pa paga, AGK thirrje Qeverisë që ta ndajë buxhetin për RTK-në

Dy javë pa paga, AGK thirrje Qeverisë që ta ndajë buxhetin për RTK-në

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin për 700 punëtorët e Radio Televizionit të Kosovë, të cilët ende nuk e kanë marrë pagën e muajt korrik.

Në reagimin e AGK-së, theksohet brenda rreth mirëqenies së gazetarëve të mediumit publik, që nuk janë paguar për punën e tyre, e që vazhdojnë ta kryejnë edhe gjatë muajit gusht.

“AGK-ja e fton Menaxhmentin e RTK-së që të intensifikojë përpjekjet për të siguruar buxhetin, dhe të jetë transparent për veprimet e veta me të punësuarit e RTK-së. AGK-ja e sheh mosalokimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit për RTK-në, si formë të presionit të shtuar politik ndaj Transmetuesit Publik nga ana e Qeverisë në detyrë Kurti”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, në reagimin e Asociacionit theksohet se është koha e fundi që Qeveria të eksplorojë të gjitha mundësitë ligjore për të alokuar mjetet që i takojnë RTK-së.

The post Dy javë pa paga, AGK thirrje Qeverisë që ta ndajë buxhetin për RTK-në appeared first on Klan Kosova.