Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeShëndetësiDy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë – Indeksonline.net

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë – Indeksonline.net

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 2 raste të braktisjes së fëmijëve në nivel vendi. Krahasuar me muajin janar, ku nuk është raportuar asnjë rast, ky numër shënon një rritje të lehtë.

Sipas statistikave, rastet e vetme të evidentuara për muajin shkurt janë raportuar në komunat e Gjilanit dhe Klinës, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor për mirëqenien sociale, i cili synon të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v23.0&appId=336355723469331

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT