Dy familje përleshen mes vete, arrestohen 10 persona

Vrasja e trefishtë: Thirret konferencë në ora 18:00 nga policia në Gjilan dhe Prokurori i Shtetit

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në Lipjan, anëtarë të dy familjeve, pasi dyshohet se janë përfshirë në rrahje në mes vete.

Gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur, sipas policisë, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.

Derisa njësitet policore  si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën automatike me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura.

“Janë arrestuar dhjetë  të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur. Njësitet policore  si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Dy familje përleshen mes vete, arrestohen 10 persona appeared first on Klan Kosova.