Dy F-35 të NATO-s ngriten për të kapur një aeroplan spiun rus pranë Norvegjisë

news image

Dy aeroplanë luftarakë F-35 të NATO-s u ngritën në ajër për të kapur dhe identifikuar një aeroplan zbulues rus pranë hapësirës ajrore të Norvegjisë.

Sipas Komandës Ajrore të NATO-s, avioni IL-20 COOT-A u identifikua duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi rajonin verior të Finnmarkut. Ndërhyrja u realizua si pjesë e Alarmi të Reagimit të Shpejtë të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetin X (ish-Twitter), Komanda Ajrore konfirmoi operacionin, duke publikuar edhe një imazh të avionit rus.

Ky incident vjen në një kohë kur janë shtuar provokimet ajrore ruse në afërsi të hapësirës ajrore të NATO-s në Evropë.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka kërkuar një qasje më të ashpër të aleancës, duke thënë se “është koha për të kaluar nga ‘policimi ajror’ në një ‘mbrojtje ajrore’ të plotë”.

Ndërkohë, një komandant i NATO-s ka deklaruar muajin e kaluar se aleanca mund të lehtësojë procedurat për shtetet anëtare që përballen me kërcënime të tilla, përfshirë mundësinë për rrëzimin e avionëve që shkelin sigurinë ajrore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js