E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Dy autoambulanca po favorizohen nga QKUK-ja, shkak skemat e ndërmjetësimit” (VIDEO)

“Dy autoambulanca po favorizohen nga QKUK-ja, shkak skemat e ndërmjetësimit” (VIDEO)

Disa autoambulanca kanë mbetur jashtë rrethojave të oborrit të QKUK-së që nga 26 gushti i 2024-ës, kur ky institucion shëndetësor mori vendim përmes të cilit ua ndaloi parkimin dhe qëndrimin më oborrin e tyre tri kategorive të automjeteve.

Në njoftimin e vjetëm thuhej se ky vendim u mor për të liruar parkingun e QKUK-së për pacientë dhe me qëllim të përmirësimit të shërbimeve mjekësore për të gjithë. Megjithatë, kjo masë nuk rezultoi e plotfuqishme për të gjitha kompanitë, raporton Kiks Kosova.

Kështu të paktën thotë pronari i autoambulancës “Edar Medical Internation”, Hasan Simnica, i cili ankohet se dy kompani të autoambulancave private janë të privilegjuara nga QKUK-ja.

Ai pretendon se “Mar Plus” dhe “Via Ambulance”, qëndrojnë të parkuara në oborrin e këtij institucioni shëndetësor, pa u ndaluar apo penguar nga askush. Madje, Simnica thotë se këto dy kompani nuk kryejnë asnjë pagesë kur futen dhe dalin nga ky institucion.

Sipas tij, kompanitë në fjalë po favorizohen për faktin se janë në pronësi të mjekëve të QKUK-së.

Ai thotë se “Mar Plus” është në pronësi të mjekut Alban Blakaj, ndërkaq “Via Ambulance” deklaron se është në pronësi të Nexhat Gashit, i cili është bashkëshorti i mjekes së Emergjencës, doktoreshës Valbonë Aliu – Gashi.

Privilegjimi i këtyre dy kompanive, ai dyshon se i ka rrënjët më thellë. Në këtë mes ai ngre akuza se hyn korrupsioni e skemat e ndërmjetësimit mes këtyre kompanive dhe stafit mjekësor të QKUK-së.

Shqetësimin e tij për këtë situatë, Simnica e ka adresuar në QKUK, por thotë se ankesat e tij u injoruan.

Për këtë padrejtësi, Simnica është ankuar edhe në Inspektoratin Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, madje edhe te Avokati i Popullit. /Klankosova.tv

The post “Dy autoambulanca po favorizohen nga QKUK-ja, shkak skemat e ndërmjetësimit” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT