Dy anije luftarake amerikane kanë kaluar në Ngushticën e Hormuzit dhe po operojnë në Gjirin Persik, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së.
Sipas autoriteteve amerikane, misioni i tyre ka për qëllim krijimin e kushteve për pastrimin e minave detare në këtë zonë strategjike.
Lëvizja vjen pas paralajmërimeve të mëhershme të Iranit për reagim ndaj pranisë së anijeve amerikane, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të tensioneve në një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


