Një burrë rreth 70 vjeç është gjetur i vdekur këtë të shtunë në afërsi të bregdetit të Durrësit.
Sipas raportimeve të Euronews Albania, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes.
Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se trupi i pajetë nuk kishte shenja dhune, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe dokumentimin ligjor të rastit. Deri tani, Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!