John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark po jep dëshminë e tij në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.
Gjatë dëshmisë së tij në pjesën e parë ai deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një formacion me përbërje të shumëllojshme, ku persona të ndryshëm me motive të ndryshme kishin marrë armët.
“Përbërja e aktorëve kryesorë ishte heterogjene, me persona që kanë qenë ushtarë, juristë, mjekë, gazetarë dhe të tjerë që iu ishin keqtrajtuar familjet”, tha ai.
Duncan gjithashtu përmendi praninë e grave në UÇK, disa prej të cilave ishin mbijetuar të dhunës seksuale.
Diplomati britanik shpjegoi rëndësinë e nderit në kulturën shqiptare dhe tha: “Që të abuzohet seksualisht një femër shqiptare është e tmerrshme… Çështja e nderit është e rëndësishme dhe një çnderim i tillë është i papranueshëm”.
Ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar shpesh i perceptonte shqiptarët si grup kriminelësh, por ai vlerësoi kreativitetin dhe burimet e tyre
“Ata janë shumë kreativ dhe burimorë”, u shpreh Ducan.
Më tej, Duncan foli edhe për Kanunin, një sistem i lashtë i normave dhe besimit në kulturën shqiptare.
“Shqiptarët e Kosovës e kishin kod të sjelljes Kanunin, i bazuar tek besimi dhe besa, një dokument i mesjetës”, u shpreh Ducan.
Aktualisht seanca gjyqësore në Hagë ka shkuar në një pushim të shkurtër prej 10 minutash. /Telegrafi/