Gazetarja e Klan Kosovës, Lorina Dula, ka ndarë përjetimet e saj nga ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke theksuar se emocionet e forta në stadium ia kanë vështirësuar ndjekjen e plotë të lojës.
Ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka treguar se gjatë pjesës së dytë nuk ka arritur ta shohë ndeshjen për shkak të ngarkesës emocionale që e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës.
Dula u shpreh se ndoshta do të kishte qenë më mirë sikur ta kishte ndjekur ndeshjen nga shtëpia.
“Pjesën më të madhe të pjesës së dytë nuk e kam shikuar, emocionet. Ndoshta më mirë do të ishte sikur të kisha qenë në shtëpi, ndoshta e kisha parë pak më mirë, sepse me qenë prezenten në stadium në gjithë atë atmosferë, emocionet e tepërta nuk më kanë lënë me shiju këtë ndeshje kaq të rëndësishme”, tha ajo.
Ajo shtoi se të gjithë ata që e kanë parë ndeshjen nga ekrani, mund ta kenë përjetuar më mirë këtë përballje të rëndësishme.
“Shumë më mirë kush e ka ndjekur prej shtëpisë”, u shpreh Dula./Klankosova.tv


