E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportDukagjini i kthehet fitores, e mposht Ferizajn

Dukagjini i kthehet fitores, e mposht Ferizajn

Dukagjini e ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal në xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa goli i fitores erdhi tek në minutën e 83-të të takimit, të cilin e realizoi Altin Merlaku.

Dukagjini i kthehet fitores pas tri xhirove rresht të cilat i humbi, e ku aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Ferizaj në pesë xhirot e fundit ka dy humbje dhe tri barazime, njofton Klankosova.tv.

Aktualisht, Ferizaj gjendet në vendin e nëntë me 17 pikë, aq sa ka edhe Llapi që pozicionohet një vend më lartë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT