Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i “Final Four” të Abissnet Superiores.
Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit do të zhvillohet një fazë “Final Four” për të shpallur kampionin e Shqipërisë në futboll.
Dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka tregoi se do të sjellë gjyqtarin e njohur polak, Szymon Marciniak për të gjykuar në finalen e “Final Four”.

“Në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”- tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për mediat pas shortit të “Final Four”, u shpreh Duka.
Marciniak, ka eksperiencë të madhe në futboll ku i cili kishte referuar finalen e Superkupës së Evropës në vitin 2018, finalen e Botërorit 2022 dhe atë të Ligës së Kampionëve në vitin 2023.
Përballjet gjysmëfinale të “Final Four” do të jenë Egnatia-Partizani dhe Vllaznia-Dinamo City./IndeksOnline/