E martë, 15 Prill, 2025
spot_img
HomeSportDuka përmend katër lojtarët e Kosovës që do t’i donte te Kombëtarja...

Duka përmend katër lojtarët e Kosovës që do t’i donte te Kombëtarja Shqiptare – Indeksonline.net

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në televizionin “T7”, ku foli për një sërë temash të rëndësishme që lidhen me futbollin në Shqipëri dhe Kosovë.

Në intervistën e tij, Presidenti Duka komentoi zhvillimet në Kongresin e fundit të UEFA-s që u mbajt në Serbi, duke theksuar rëndësinë historike të vendosjes për herë të parë të flamurit të Kosovës në Beograd. Ai i ftoi të gjithë ta shohin këtë si një hap pozitiv, që u mundësua falë futbollit.

“Kjo është vërtet një çështje sensitive dhe unë do të mundohem që t’ju informoj dhe të jap opinionin tim për këtë çështje. T’ju informoj për atë çfarë ka ndodhur që në kongresin e UEFA-s në Beograd, ku mori pjesë delegacioni shqiptar, delegacioni i Federatës së Kosovës dhe i gjithë federatave të tjera. Çdo gjë ka qenë normale dhe kur kemi hyrë në hollin e kongresit një natë para, ku bëhet një pritje zyrtare me rastin e Kongresit, kanë qenë të gjithë flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, përfshirë edhe flamurin e Kosovës”, u shpreh Duka.

Duka madje tregoi se cilët nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, do të donte t’i kishte në Kombëtaren Shqiptare.

“Zhegrova vërtet është lojtar i mirë, po të ishte do ta ndihmonte shumë ekipin Kombëtar shqiptar, dhe Amir Rrahmani, të cilin e kemi pasur dhe e kemi humbur, dhe si kemi thënë kurrë pse ike në Kosovë, por përkundrazi e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta mbështesim, atë dhe disa të tjerë që kanë lënë Kombëtaren e Shqipërisë për Kosovën. Portieri Muric gjithashtu shumë i mirë, Muriqi sulmuesi, ka disa emra shumë të mirë”, u shpreh Duka.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli edhe për kalimin e Etnik Brrutit te Kombëtarja shqiptare, marrëdhëniet e mira mes FSHF-së dhe FFK-së, si edhe për ndeshjet kualifikuese dhe shanset për Botërorin 2026 të Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Duka komentoi gjithashtu incidentin me klubin e Tërnocit, vendosjen e këngës “Mora Fjalë” në stadium, situatën aktuale të infrastrukturës sportive, si dhe planet për ndërtimin e stadiumeve të reja në Shqipëri.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT