Duka konfirmon Sylvinhon: Trajneri fitues nuk ndërrohet, por rruga vazhdon

news image

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë.

Për DigitAlb ai deklaroi se fitorja është e domosdoshme për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit, por nuk munguan as shakatë dhe batutat e lehta.

“Jemi në ekzaltimin e festës, nuk mbaj mend çfarë i kam thënë… Ka qenë një rezultat i mirë, sportivisht i domosdoshëm. Çunat dhanë maksimumin. Akoma s’jemi gjysma e rrugës.”

Duka tha se ka pasur një organizim fantastik dhe se ndryshimi i vendit të ndeshjes ka ndihmuar shumë. Ai theksoi që edhe ndeshjet në Tiranë dhe Elbasan kanë pasur nota pozitive, por se ka ende gjëra për t’u përmirësuar.

Në fund, ai deklaroi: “Një skuadër fituese nuk diskutohet, një trajner fitues nuk ndërrohet.”

Për sa i përket arbitrazhit, Duka vlerësoi gjyqtarin si një prej më të mirëve në Europë, që arriti të udhëhiqte ndeshjen me drejtësi dhe korrektësi, pa ndikim ekstern.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/