​“Duhet ta gjej një dhomë hoteli…” – Batutat e Rubin kur i thanë se dëshmia e tij vazhdon edhe nesër

news image

Ish-zëvendëssekretarit amerikan, James Rubin, sot iu desh të qëndrojë më gjatë në sallën e Gjykatës në Hagë, pasi gjykatësi Charles Smith kërkoi që dëshmia e tij të vazhdojë edhe nesër (të mërkurën).

“Duhet të ktheheni nesër zotëri Rubin”, iu drejtua Smith, duke zgjatur edhe një ditë qëndrimin e tij në këtë proces.

Reagimi i Rubin ishte i menjëhershëm dhe plot humor, teksa e bëri sallën të qeshte: “Duhet të gjej një dhomë hoteli”, tha ai, duke treguar vështirësinë praktike të shtyrjes së dëshmisë.

Ai më pas shtoi se do të preferonte ta përfundonte gjithçka sot:
“Unë do të doja të mbaroja sot nëse është e mundur, do të ishte më e lehtë për mua që të rrija, për aq sa keni nevoj për mua. Unë mund të qëndroj, por duhet të gjej një dhomë hoteli”, tha Rubin duke qeshur.

Gjykatësi iu përgjigj pa lënë vend për dyshime: “Po, duhet të qëndroni deri nesër”.

Nesër (të mërkurën) do të zhvillohet dita e tretë dhe njëkohësisht e fundit e dëshmisë së James Rubin në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/