Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron të rikthehet në punë pas një pushimi të gjatë që nga viti 2024.
Xavi në qershor të vitit të kaluar e mbylli kapitullin e tij me Barcelonën, shkruan Indeksonline
Që nga ajo ditë, Xavi ka qenë papunë dhe tashmë ka shprehur interesim të rikthehet në këtë zanat.
Gjatë një interviste për “The Athletic”, ish-lojtari spanjoll ka preferuar Premier Leaguen si punë të ardhshme.
“Dua të rikthehem të punoj si trajner. Më pëlqejnë projektet e mira. Diku ku mund të punoni katër vjet dhe të bëni diçka të madhe. Dua të punoj në Premier League”, u shpreh Xavi
45-vjeçari punën si trajner fillimisht e nisi në ekipin Al Sadd, nga viti 2019 deri në 2021./Indeksonline/