Dua Lipa rikthehet në skenë pas lëndimit në shpatull?

news image

Pas raportimeve për një lëndim në shpatull, këngëtarja vazhdon me energji turneun amerikan.

Këngëtarja Dua Lipa riktheu energjikisht skenën të enjten mbrëma, gjatë koncertit të saj të dytë në kuadër të “Radical Optimism Tour” në SHBA, vetëm disa ditë pasi u raportua për një lëndim në shpatull. Burime britanike konfirmuan se Lipa është ekzaminuar nga një radiolog dhe nuk ka pengesa për të vazhduar performancat.

Në skenë, 30-vjeçarja ofroi një shfaqje dinamike dhe me stil të guximshëm, duke kombinuar një pallto të bardhë prej gëzofi sintetik me një bodysuit metalik ngjyrë ari.

Momenti kulmor i mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Beyond” në duet me Leon Bridges, që u prit me ovacione nga publiku.

Me këtë performancë, Dua Lipa jo vetëm që dëshmoi forcën e saj përballë sfidave shëndetësore, por riktheu edhe fokusin tek muzika dhe spektakli që e kanë bërë një nga yjet më të njohur botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/