Dua Lipa performon në New York këngën ikonike të Alicia Keys, të njëjtën të cilën e kishte kënduar si e vogël në Kosovë

Dua Lipa performon në New York këngën ikonike të Alicia Keys, të njëjtën të cilën e kishte kënduar si e vogël në Kosovë

Dua Lipa mbrëmë surprizoi fansat gjatë koncertit të saj në New York, pjesë e turneut “Radical Optimism”, duke interpretuar këngën ikonike të Alicia Keys, No One.

Kjo performancë erdhi si pjesë e traditës së saj për të përzgjedhur një këngë surprizë në çdo koncert të turneut.


Interpretimi emocionues i këngës bëri jehonë të madhe në publik, por edhe për vetë këngëtaren Alicia Keys, e cila reagoi menjëherë pas performancës.

roar-assets-auto.rbl.ms

Momenti u bë edhe më i veçantë kur Dua ndau me publikun disa sekuenca nga fëmijëria, kur e kishte kënduar të njëjtën këngë kur jetonte me familjen në Kosovë.

Emocionet dhe lidhja personale e Duas me këtë këngë i dhanë performancës një tjetër dimension, duke prekur zemrat e të gjithëve të pranishëm.

roar-assets-auto.rbl.ms