Dua Lipa ndezi skenën në koncertin e saj në Amsterdam të mërkurën mbrëma, gjatë turneut “Radical Optimism”. Në Ziggo Dome me kapacitet 17 mijë njerëz, këngëtarja 29-vjeçare ofroi një show spektakolar me ndërrime të shumta veshjesh, duke interpretuar hite si “Levitating” dhe “Dance The Night”, shkruan Gazeta Sinjali.
Dua u shfaq me disa kostume të veçanta, përfshirë bodysuit gri me korse, fustan transparent dhe një jumpsuit të kuq, që nxorën në pah stilin dhe energjinë e saj. Turneu, që nisi në 2024 dhe do të vijojë deri në fund të 2025, është një nga më të mëdhenjtë në karrierën e saj me 80 data në mbarë botën.
Në një intervistë për Vogue, ajo tha se ndjen lidhje të veçantë me publikun dhe gëzon momentet e jashtëzakonshme gjatë çdo koncerti.
Në jetën personale, Dua konfirmoi fejesën me aktorin britanik Callum Turner, me të cilin nisi lidhjen në fillim të 2024. Ata u panë së fundmi duke shijuar momente romantike dhe u shfaqën për herë të parë bashkë në tapetin e kuq në Met Gala 2025 në Nju Jork. Propozimi u bë në dhjetor dhe përshkruhet si tepër romantik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);