Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar zyrtarisht fejesën e saj me aktorin Callum Turner, shkruan Gazeta Sinjali.
Megjithëse prej kohësh është parë me unazën e fejesës, këngëtarja nuk e kishte bërë më parë publike këtë lajm.
Për British Vogue, Dua tha se fejesa është vendimi për të u rritur dhe për të jetuar së bashku si miq të ngushtë përgjithmonë, duke e përshkruar këtë moment si një ndjenjë shumë speciale. Lidhja e tyre nisi në janar të vitit të kaluar.
“Po, jemi fejuar. Vendimi për t’u plakur bashkë, për të jetuar dhe thjesht për të qenë miq të ngushtë përgjithmonë, është, s’e di… është vërtet ndjenjë shumë speciale”, u shpreh Lipa.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!