Dua Lipa hyn në industrinë e fitnesit si bashkëthemeluese e Frame Fitness, ndan përvoja nga klasa e parë e pilatesit në New York

Dua Lipa hyn në industrinë e fitnesit si bashkëthemeluese e Frame Fitness, ndan përvoja nga klasa e parë e pilatesit në New York

Mbrëmë, më 19 shtator, Dua Lipa ndau një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram: zgjerimin e aktiviteteve të saj përtej muzikës duke hyrë në industrinë e fitnesit.

Këngëtarja me famë botërore është tashmë bashkëthemeluese dhe drejtuese krijuese e Frame Fitness, një kompani inovative që sjell pilatesin në shtëpi përmes një makinerie kompakte “reformatore”, e pajisur me ekran që ofron transmetim të klasave sipas kërkesës.


Vetëm një ditë pas njoftimit, Dua publikoi një seri fotografish nga një klasë pilates të mbajtur në New York, ku morën pjesë dhjetëra persona.

Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur me set sportiv ngjyrë të zezë, ajo demonstroi ushtrimet dhe ndau energjinë e saj pozitive me të pranishmit, duke treguar se kjo nismë është një tjetër pasion i saj përtej muzikës.

Në përshkrimin e postimit, Dua u shpreh:
“Çfarë pjesëmarrje e jashtëzakonshme dje në eventin tonë @framereformer në New York. Dy klasa pilates radhazi me partneren time të përhershme @melissa_lynn33!!! Të them që jam zgjuar paksa e lodhur është pak – por ndihem kaq e lumtur, krenare dhe e fortë!”

Këto fjalë reflektojnë jo vetëm entuziazmin e saj për projektin e ri, por edhe përkushtimin për të frymëzuar të tjerët drejt një stili jetese më aktiv e të shëndetshëm. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram