Dua Lipa elektrizoi publikun në New York me performancën e saj në kuadër të turneut Radical Optimism

Dua Lipa elektrizoi publikun në New York me performancën e saj në kuadër të turneut Radical Optimism

Dua Lipa po vazhdon me turneun e saj Radical Optimism, të cilin e rinisi në muajin shtator në Kanada, dhe tanimë koncertet janë zhvendosur në SHBA ku do të vazhdojnë deri më 16 tetor.

Mbrëmë artistja performoi në New York, në sallën Madison Square Garden, duke dhuruar spektakël.


Gjatë koncertit, interpretimi i këngës “New Rules” ndezi atmosferën dhe ngriti në këmbë të gjithë publikun. Pamjet nga performanca janë ndarë edhe nga vetë këngëtarja në Instagram.

roar-assets-auto.rbl.ms

Dua Lipa do të performojë në New York edhe tre net të tjera.

Më 16 tetor ajo do të përfundojë turneun Radical Optimism në SHBA për ta vazhduar më 7 nëntor në Amerikën Latine; duke e nisur në Argjentinë.

roar-assets-auto.rbl.ms

Turneu në kontinentin amerikan, vjen pas një pauze gati njëmujore nga përmbyllja e turneut të saj në Evropë.

Performanca e fundit nga albumi i saj Radical Optimism në Evropë ishte në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë.