Dua Lipa bashkohet me industrinë e fitnesit ‘Frame’ si bashkëthemeluese dhe drejtuese krijuese

Dua Lipa bashkohet me industrinë e fitnesit 'Frame' si bashkëthemeluese dhe drejtuese krijuese

Ylli ndërkombëtar i muzikës, Dua Lipa, zgjeron aktivitetin e saj duke hyrë në industrinë e fitnesit si bashkëthemeluese dhe drejtuese krijuese e Frame Fitness, një kompani inovative që ofron pilates në shtëpi përmes makinës kompakte “reformatore” me ekran për transmetim të klasave sipas kërkesës.

Lipa, adhuruesja e pilates, ishte përdoruese e parë në Evropë që instaloi një Frame reformator në shtëpi.


Ajo e vlerëson këtë stërvitje për efektet e menjëhershme dhe rolin e saj në forcimin e trupit, veçanërisht gjatë turneut botëror me 37 qytete, ku performon me energji të lartë, shkruan DailyMail.

Foto: Dua Lipa (Screenshot)

“Një bark i fortë është kyç për një shpinë të fortë, dhe kjo më ndihmon të qëndroj në këmbë gjatë orëve të gjata të kërcimit”, tha Lipa në një intervistë për Vogue.

Frame synon të sjellë stërvitjen profesionale të pilatesit në një format elegant dhe të aksesueshëm në shtëpi, duke përputhur filozofinë e Lipës për një balancim mes disiplinës dhe argëtimit. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa (Screenshot)