Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka sqaruar raportimet mbi prodhimin e dronëve në Kosovë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për prodhimin e plotë të tyre, por vetëm të disa pjesëve të cilat do të përdoren në Turqi.
Sipas Elezit, i cili foli në emisionin âKosova Todayâ në Klan Kosova,  ky proces është pjesë e bashkëpunimit me një fabrikë shtetërore turke të prodhimit të armatimit.
âNë Kosovë nuk do të prodhohen dronë, por vetëm disa komponentë për dronët që prodhohen në Turqi. Megjithatë, në një të ardhme mund të kemi kapacitete për të prodhuar dronë të një niveli më të ulët, në krahasim me ato të avancuar si Bayraktarâ, ka deklaruar ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndiq deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>