Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të kryesisë, bashkë me kryetarët e degëve, aprovuan sloganin për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit: “Dritë për Komunat”.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se ky do të jetë mesazhi që do t’i udhëheqë drejt fitores.
“Në këtë frymë u caktuan edhe oraret e tubimeve zgjedhore nëpër komuna, duke u përgatitur për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe fituese”.
“Po ashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike në vend dhe rrugën që kemi përpara”.
Haradinaj tha se me numrin 174, AAK-ja do të sjellë dritë e zhvillim për secilën komunë të vendit. /Klankosova.tv
The post “Dritë për Komunat”, slogani i AAK-së për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Klan Kosova.