Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar dy lojtarët Mike Arthur dhe Morris Fuseini nga Gana.
Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar me përforcime pasi ky sezon do të jetë i ngarkuar, pasi luan në fazën e ligës së Ligës së Konferencës dhe në kampionat.
Kështu, drejtuesit e klubit gjilanas kanë bërë edhe dy përforcime dhe njoftimi i tyre ka ardhur nga faqja zyrtare.
“FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me dy lojtarët e ri te klubit Mike Arthur dhe Morris Fuseini nga Gana”.
“Arthur është 18-vjeçar dhe vjen nga akademia e klubit United Black Eagles Sporting Club ndërsa Morris 19 vjeç vjen nga Premierliga e Ganës, ekipi i Pro Players Soccer Accadamy”.
“Arthur luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë ndërsa Morris luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Sipas faqëz zyrtare, marrëveshja mes klubit dhe lojtarëve është arritur gjatë afatit kalimtarë të verës por për shkak të vonesës me viza, lojtarët sot janë prezantuar nga drejtori sportiv Valon Zymberi dhe tani janë bashkuar me ekipin. /Telegrafi/