Skuadra gjilanasa Drita po e vazhdon serinë pozitive në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.
Në xhiron e 16-të, liderët e tabelës pritën Dukagjinin e Klinës.
Në pjesën e parë, ishte Besnik Krasniqi ai që i dha avantazhin gjilanasve në minutën e 31-të.
E për të vulosur fitoren, u përkujdes Kastriot Selmani duke shënuar në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Drita mban kreun, 9 pikë mbi Malishevën që zë vendin e dytë aktualisht me 28 pikë.
Dukagjini në anën tjetër, po lufton për mbijetesë. Nga 16 ndeshje ka tubuar 17 pikë dhe për momentin gjendet në vendin e 8-të. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>