Java e 23-të e Superligës së Kosovës nis sot me ndeshjen mes FC Drita dhe FC Prishtina e Re.
Kjo përballje zhvillohet nga ora 13:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Kampioni në fuqi, Drita, ndan kreun e tabelës bashkë me FC Ballkanin, ku të dy skuadrat kanë nga 39 pikë.
Në anën tjetër, Prishtina e Re renditet në vendin e nëntë, me 22 pikë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


