Drita prezanton edhe mbrojtësin shqiptar, Jorgo Pëllumbi

news image

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke i dhënë mesfushës dhe mbrojtjes një shtysë të re me ardhjen e Jorgo Pëllumbit.

25-vjeçari, i cili ishte pa skuadër, vjen me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur më parë për klube në Kroaci dhe Hungari. Në Shqipëri, ai ka veshur fanellat e Skënderbeut dhe Kukësit.

“FC Drita me kënaqësi njofton afrimin e lojtarit të ri në radhët e saj, mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi. 25-vjeçari, i cili ka përvojë në kampionatin shqiptar, kroat e hungarez, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defansiv. Pëllumbi është gjithashtu ish-përfaqësues i Shqipërisë U21 dhe njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë. FC Drita e mirëpret Jorgo Pëllumbin në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/