Drita me paraqitje pozitive pas pjesës së parë ndaj KuPS

Drita me paraqitje pozitive pas pjesës së parë ndaj KuPS

Drita po luan baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë në takimin ndaj ekipit finlandez KuPS, që po zhvillohet në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar qysh në minutën e parë me anë të Ruoppi, por Faton Maloku ishte në nivel të detyrës duke ia mohuar golin.


Në minutën e 11-të Drita dha shenjat e para me Arb Manajn që bëri një goditje në drejtim të portës së KuPS, por e cila nuk ishte aq e rrezikshme.

Rasti më ideal i pjesës së parë i takoi Dritës të cilët në minutën e 35-të patën një mundësi të artë shënimi me Manajn.

Goditjen e bukur të sulmuesit kosovar e ndali për mrekulli portieri vendas, duke bërë që rezultati të mbetet i paprekshëm.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar nga të dy skuadrat dhe kështu ato shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë./Telegrafi/