Drita ka arritur të barazojë shifrat në 1-1 në duelin që po zhvillohet ndaj KuPS-it në Finlandë.
Dy ekipet po luajnë në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas një pjese të parë pa gola, të dy skuadrat ngritën ritmin e lojës në pjesën e dytë, ku për pasojë erdhën edhe golat.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 74-të përmes Piotr Parzysek, por ky avantazh i tyre nuk zgjati shumë.
Drita ia doli të barazojë shifrat në minutën e 80-të përmes Albert Dabiqajt, i cili realizoi me kokë për të barazuar shifrat në 1-1./Telegrafi/