E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizDrita humb në Podujevë, Ballkani barazon me Prishtinën

Drita humb në Podujevë, Ballkani barazon me Prishtinën

Ballkani e ka shpërdoruar një mundësi të mirë, për t’u afruar në tetë pikë ndaj Dritës, pak ditë para përballjes direkte.

“Xhebrailat” avancuan në minutën e 81-të ndaj Prishtinës në Suharekë, me anë të sulmuesit, Sunday Adetunji.

Por nuk zgjati shumë dhe planet e suharekasëve i prishën mysafirët.

Prishtina e ngriu buzëqeshjen te skuadra vendase, duke ia barazuar rezultatin në minutën e 92-të, raporton Klankosova.tv

Ishte Axel Gnapi ai që i dha vulën përfundimtare këtij takimi që përfundoi 1-1.

Festa e lojtarëve të Prishtinës pas golit të barazimit në Suharekë

Barazimi i Ballkanit ia lehtësoi Dritës “dhimbjen” e humbjes në Podujevë, pasi mbetet lidere me plot dhjetë pikë më shumë.

Llapit fitoren ndaj gjilanasëve ua siguroi goli i Ardit Tahirit, në minutën e 16-të të ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, me 26 pikë të grumbulluara, për momentin ka ikur nga zona e rrezikut për rënie nga elita futbollistike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT