Drita e Prishtina kanë kaluar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
âIntelektualëtâ e mposhtën Prishtinën e Re me rezultat të thellë prej 0-4, ku Broja e hapi serinë e golave në minutën e shtatë, ndërsa Selmani dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të.
E, Manaj shënoi golin e tretë në ballafaqim, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Zulfiu në të 73-ën, njofton Klankosova.tv.
Me rezultat të njëjtë fitoi edhe Prishtina ndaj Vëllaznimit, ku Yakubu shënoi për epërsinë në pjesën e parë për âPlisatâ në minutën e 17-të.
Ndërsa në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe tri herë, ku Gallapeni në të 59-ën dyfishoi epërsinë në minutën e 59-të.
Prishtina shënoi edhe dy herë në minutat 68, përkatësisht 82 të ballafaqimit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>