E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportDrita e pandalshme, Llapi ende “në të kuqen”

Drita e pandalshme, Llapi ende “në të kuqen”

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Drita arriti të mposht edhe Suharekën në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e parë e shënoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë në minutën 24’.

Kurse Rron Broja dyfishoi epërsinë e Dritës në minutën e 63-të.

Kështu, Drita vazhdon të mbajë kreun e pashqetësuar, e ndjekur nga Ballkani me 10 pikë prapa.

Kurse Suhareka rri në vendin e 6-të, me 26 pikë nga 21 xhiro, dhe është vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikshmërisë.

Në duelin tjetër të së shtunës, Llapi e Malisheva u ndanë baras 0-0.

Kështu, Llapi vazhdon të mbetet në zonën e kuqe, në vendin e 9-të me 22 pikë nga 21 xhiro, kurse Malisheva gjendet në vendin e tretë, me gjithsej 34 pikë nga po kaq xhiro. /Klankosova.tv

The post Drita e pandalshme, Llapi ende “në të kuqen” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498