Mesfushori Drilon Islami mund të cilësohet tashmë si lojtari më i ri i klubit nga Theranda, Ballkanit, pasi ka shkëputur kontratën me rumunët e CFR Cluj.
Islami ishte njëri nga mesfushorër më të mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, ku shkëlqeu me Ferizajn fillimisht e pastaj me Prishtinën.
Ndeshjet e mira në Superligën e Kosovës i siguruan atij gjatë verës një transferim në Rumani te Cluji.
Megjithatë, Islami nuk ka arritur ta gjej plotësisht veten te rumunët duke mos arritur ta zhvillojë asnjë ndeshje zyrtare.
Mungesa e minutave dhe raportet jo të mira me drejtuesit e kanë detyruar 25-vjeçarin të ndërmarr tashmë një vendim mbi të ardhmen.
Telegrafi mëson se Islami e ka shkëputur tashmë kontratën me Clujin dhe do të kthehet në Superligën e Kosovës.
Mesfushori energjik kësaj radhe do t’i bashkohet therandasve të Ballkanit pasi tashmë ka arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate.
Sipas burimeve të Telegrafit, Islami do të kryej sot (e shtunë) stërvitjen e parë me tri herë kampionët e Kosovës dhe do të jetë një aset i çmuar për ekipin i trajnerit Orges Shehi. /Telegrafi/