E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeSportDrenica sot mund të shpallet Kampion i Ligës së parë dhe të...

Drenica sot mund të shpallet Kampion i Ligës së parë dhe të rikthehet në Superligë – Indeksonline.net

08:31 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / Gj. Sh

Dita e sotme do të jetë vendimtare për skuadrën e Drenicës.

Pas një sezoni të kaluar në Ligën e Parë, kuqezinjtë nga Skenderaj mund të shpallen kampion dhe të rikthehen në elitën e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”Bajram Aliu”, Drenica sot do të jetë nikoqire e Istogut, ndeshje e cila nis nga ora 16:00.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli është lidere në Ligën e Parë – Grupi A, me 52 pikë, pesë më shumë se Liria, e cila sot luan ndaj Besës së Pejës./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT