E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportDrenica e Ligës së Parë, me një lojtar më pak në fushë...

Drenica e Ligës së Parë, me një lojtar më pak në fushë eliminon Ferizajn e Superligës

Në Ligën e Parë është lidere e Grupit A.

Por Drenica po del të jetë arrë e fortë edhe për skuadrat e Superligës.

Kjo skuadër e eliminoi Ferizajn nga Kupa e Kosovës në futboll, madje duke luajtur mbi 30 minuta pa një lojtar, pasi Auron Hamiti u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, që e pasuan përjashtimin me të kuq, raporton Klankosova.tv.

Se drenicakët e kanë seriozisht ambicien për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, e treguan që në fillim të ndeshjes së sotme.

Ata e tundën rrjetën e kundërshtarit, as vetëm 13 minuta lojë, kur Fofana shënoi për 1-0, e që do të ishte edhe realizimi i vetëm në krejt takimin.

Hera e fundit kur ekipi nga Skënderaj, ishte në mesin e katër më të mirëve në Kupën e Kosovës, ishte viti 2020, njofton Klankosova.tv.

Prishtina – Drenica (2020)

Aso kohe do të eliminohej nga Prishtina, skuadër e cila edhe e fitoi krejt trofeun.

Kryeqytetasit janë sërish opsion për Drenicën që të përballen në gjysmëfinale, pasi nesër ndeshen me Vëllaznimin nga Gjakova.

Dueli tjetër dhe i fundit i 1/4-ës së fianles, është ai ndërmjet Prishtinës së Re dhe Dritës.

Të dyja këto super ballafaqime, transmetohet direkt në kanalet sportive të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 13:00!

 

The post Drenica e Ligës së Parë, me një lojtar më pak në fushë eliminon Ferizajn e Superligës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498