Drenasi mbetet pa ujë të pijshëm, shkak turbullira në kanalin e Ibër-Lepencit

Drenasi mbetet pa ujë të pijshëm, shkak turbullira në kanalin e Ibër-Lepencit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se qyteti i Drenasit është pa furnizim me ujë të pijshëm.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se kjo ndodhi për shkak  se është turbulluar uji në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga ‘Ibër-Lepenci’ në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi “Prishtina” shton se deri në njoftimin e radhës qytetarët do të mbeten të informuar. /Klankosova.tv

The post Drenasi mbetet pa ujë të pijshëm, shkak turbullira në kanalin e Ibër-Lepencit appeared first on Klan Kosova.