Pronari i një barnatoreje në Drenas, Burim Kukaj, po pretendon se mbrëmjen e 13 tetorit u qëllua më armë zjarri brenda biznesit të tij.
Krismat e plumbave thuhet se u dëgjuan edhe në kafenenë ngjitur më këtë biznes në rrugën “Antigonë Fazliu”, raporton Klan Kosova.
I dyshuari që ende është në arrati, po thuhet se iku në këmbë.
42-vjeçi i plagosur fillimisht shkoi në QKMF-në e qytetit e më pas u drejtua për në QKUK, ku edhe aktualisht është duke marrë trajtim.
Familjarët e Kukajt që Klani i takoi në QKUK, nuk pranuan të flasin para kamerës, por prapa saj thanë se ngjarja ka ndodhur kur viktima ka qenë në fund të orarit duke i kryer llogaritjet e fundit tek arka, derisa për një moment i dyshuari ka hyrë brenda dhe e ka qëlluar.
Sipas tyre, i lënduari nuk mban mend nëse ky i fundit i ka kërkuar para ose diçka tjetër.
Rasti është cilësuar si ‘’Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje’’. /Klankosova.tv
The post Drenas: Pronari thotë se u qëllua brenda barnatores, s’e njeh dorasin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.