Monday, January 12, 2026
spot_img
HomeLajmeDrenas: Nxënësit i rikthehen bankave shkollore më 14 janar (VIDEO)

Drenas: Nxënësit i rikthehen bankave shkollore më 14 janar (VIDEO)

Procesi mësimor në komunën e Drenasit, i cili ishte paraparë të fillonte pas pushimit dimëror, është shtyrë për dy ditë dhe do të nisë më 14 janar.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai ka thënë se të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë janë bërë me kohë, por vendimi për shtyrje është marrë për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet e ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta.

“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të këtij viti shkollor, por për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet e ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tanë, kemi marrë vendim që procesi mësimor të shtyhet edhe për dy ditë. Besoj se do të startojmë më 14 janar, ashtu siç e kemi planifikuar”, tha ai./Klankosova.tv

Lladrovci tregon arsyen pse u pezullua mësimi në Drenas (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT