E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeDrenas: Arrestohet 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në...

Drenas: Arrestohet 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në grabitje

Policia në Drenas, me mbështetjen e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate.

I arrestuari,  me inicialet M.M., 38 vjeç, ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes”, thuhet në komunikatën të lëshuar për media, transmeton Klankosova.tv.

Ai është kapur gjatë një operacioni të befasishëm dhe është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin.

Policia e rajonit të Prishtinës thotë se do të vazhdojë veprimet për kapjen e personave të kërkuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

 

 

The post Drenas: Arrestohet 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në grabitje appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT