Drejtuesit e Real Madridit janë të vetëdijshëm se marrëdhënia midis trajnerit Xabi Alonso dhe sulmuesit Vinicius Jr nuk është ideale.
Sipas mediumit ESPN, klubi mbretëror e kupton që trajneri dhe sulmuesi anësor nuk kanë marrëdhënien më të mirë.
Drejtuesit u habitën shumë kur mësuan se braziliani do të niste nga bankina ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympique de Marseille.
Në të njëjtën kohë, Rodrygo i tha Alonsos se synon të garojë për pozicionin e krahut të majtë, duke e bërë atë një rival të drejtpërdrejtë të Vinicius.
Këtë sezon, Vinicius ka filluar dy nga pesë ndeshjet në stol, dhe në tre të tjerat ai u zëvendësua gjatë pjesës së dytë.
Detyra e drejtuesve të Los Blancos tani është të arrijnë një pajtim mes Alonsos dhe Viniciusit, së paku deri në fund të sezonit për të ruajtur çmimin e brazilianit në treg. /Telegrafi/