Drejtori i spitalit në Gaza pranon trupat e familjarëve të tij gjatë detyrës

news image

Një tragjedi e rëndë ka goditur drejtorin e Spitalit Al-Shifa, Dr. Mohammed Abu Salmiya, i cili të premten kishte lënë shtëpinë për të shkuar në ndërrimin e tij të punës.

Vetëm një ditë më vonë, ai u njoftua se gjashtë anëtarë të familjes së tij ishin vrarë nga një sulm ajror izraelit, që goditi shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Al-Shati, në perëndim të qytetit të Gazës, raportoi CNN.

“Kjo është shtëpia e familjes ku jetojmë. Vëllai im, dy nga djemtë e vëllait tim, gruaja e nipit tim dhe dy nga fëmijët e tyre u martirizuan,” tha Dr. Abu Salmiya.

Në sulmin ajror mbetën të plagosur edhe shtatë persona të tjerë, përfshirë motrën, mbesën dhe nipërit e tij. Shtëpia ku banonin breza të tërë të familjes është shkatërruar.

Ky sulm ndodhi në kohën kur Izraeli po intensifikon operacionet ushtarake në Qytetin e Gazës, çka ka shkaktuar largimin masiv të civilëve dhe ka nxitur protesta në mbarë botën për ndalimin e ofensivës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/