Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe me vlerësim të ndërsjellë, ku palët diskutuan për forcimin e partneritetit ndërinstitucional në funksion të rritjes së sigurisë dhe përkrahjes së zhvillimit të qëndrueshëm në vend.
“Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi të ndërsjellë. U theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!